Trajnim niveli 1

Fillo nje profesion te ri ne industrinë më premtuese atë të Energjisë së Ripërtërishme.

Trajnim: Niveli 1. Matje te Objekteve sipas standardeve

Si të bëni matjen e objekteve për sisteme Solare?

Solarkosova ne bashkëpunim me inxhinier gjerman dhe bashkëpunëtor nga Fakulteti i Achen-it, ka filluar nivelin e parë të trajnimit për të gjithë të interesuarit për t’u spacializuar në zhvillimin e sistemeve solare për vetë-konsum.

Trajnimi do kete keto nivele:

Niveli 1. Matje të Objekteve sipas standardeve te industrisë

Niveli 2. Dizajnimi i sistemit Solar (vetëm për Inxhinier të diplomuar)

Niveli 3. ROI

Niveli 4. Montimi dhe Instalimet

Niveli 5. Konfigurimi (vetem për Inxhinier të diplomuar)

Niveli 6. Mbikqyrja dhe kontrolli (vetëm per Inxhinier të diplomuar)

Niveli 7. Mirëmbajtja

Agjenda- Trajnim: Niveli 1. Matje te Objekteve sipas standardeve te industrisë

09:30     Regjistrimi dhe konfirmimi i kandidatëve

10:00     Prezantimi i Sistemeve Solare: On Grid, Off Grid, Hibrid On Grid, Hibrid Off Grid, Gjeneratoret Hibrid  (Phillipp)

11:30     Pauza kafes

12:00     Si te prezantoheni para klientve (Elton)

14:00     Si bëhet matja në teori dhe informacioni që nevoitet të dergohet tek dizajnuesit e sistemeve (Phillipp)

13:00     Dreka

15:00     Si bëhet matja në Praktikë

Kerkesat per kandidatet

  • Të ketë deshirë dhe vullnet për të mësuar një profesion të ri
  • Përvojë në instalime elektrike (përparësi)
  • Mosha: 20 deri 40 vjec
  • Të mos ketë frike nga lartësitë
  • Në gjendje të mirë fizike dhe shëndetësore
  • Njohje e Gjuhes Angleze (përparësi)
  • Inxhinier të rinje ose apsolvent nga Fakulteti inxhinierik (përparësi)
  • Njohuri bazike të MS Office (Excel, Word, Email,,) dhe aplikacioneve IOS dhe Android
  • Të jenë te paisur me një metër me gjatesi minimalisht 10 metra, me një foto aparat (mjafton edhe kamera e telefonave celular)
  • Të jenë te paisur me patent shofer kategoria B
  • Të jenë te aftë për të punuar me vetë iniciativë

Trajnerët

Philipp

Philipp:

Energjitë e ripërtërishme janë e ardhmja e energjisë, shfrytëzo momentin fito edhe ti një aftësi të re dhe merr pjesë në trajnimin që ofron Solarkosova.

Shifemi së shpejti ?

Elton

Elton:


Solarkosova. Fito aftësi të reja prezantuese që do të shërbejnë gjithë jetën.

Partnerët

Kandidatët më të mirë do të dërgohen për specializim të strukturave montuese të sistemeve Solare,ne Gjermani te kompania lidere në Evrope K2 Systems. Të njëjtit do jenë edhe Trainer te Solarkosova për Kosovë dhe Shqipëri. Që me vonë do angazhohen në projekte konkrete si dhe në trainimin e trajnerëve.

Bashkëpunëtorë të Solarkosova

Kandidatët qe do kalojnë me sukses testet e matjes do të marrin statusin e bashkëpunëtorit professional për Solarkosova. Dhe të njëjtit do të angazhohen në projekte të ndryshme në Kosovë

Certifikata e pjesëmarrjes

Të gjithë pjesëmarrësit do të paisen me Certifikatën e pjesëmarrjes në trajnim të nënshkruar nga Inxhinieri Gjerman. Certifikatat do të jenë me dy vlerësime:


1. Kaluar me Sukses Nivelin e parë të trainimit për sisteme solare. Ky vlerësim lëshohet për pjesëmarrësit e suksesshëm.

2. Pjesmarrës në nivelin e parë të trainimit për Sisteme Solare. Ky vlerësim lëshohet për pjesëmarrësit që deshtojnë të ekzekutojnë në praktikë matjen e objekteve/ ndërtesave TEST.

Te gjithë pjesëmarrësit në trajnim duhet te dergojnë një CV te shkurtër të tyre në e-mail adresën: info@solarkosova.com

Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me shkrim nga Solarkosova në lidhje me pranimin për trainim, bashkë me informacionin për kursin (vendi, data) si dhe do t’ju dergohet profatura për të kryer pagesën ne llogari te Solarkosova tek NLB Banka ne vleren prej 199.00 EURO. Per 5 më të parët çmim promocional 149.00 EURO

Për me shumë info mos hezitoni të na kontaktoni në email Leke.Jetishi@solarkosova.com

Solarkosova
pjesë e JENOMA ENERGY

Le të paguaj dielli për ju! ?


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *