Kush jemi ne?

Solarkosova është një biznes i ri në fushën e energjisë së

ripërtëritshme me fokus energjinë diellore. Solarkosova është themeluar si bashkëpunim i bizneseve partnere në Kosovë,

Zvicër, Gjermani dhe Shqipëri të cilat në veti ngërthejnë ekspertët më të mirë të fushës së energjisë së ripërtëritshme me theks të veçantë energjinë diellore. Ky bashkëpunim në mbështetje ka edhe kompanitë më të fuqishme që merren me prodhimin e panelave diellore, invertorëve, sistemeve montuese si dhe të aksesorve te tjerë të nevojshme për këtë veprimtari. Duke qenë se investimi në sisteme solare është një investim afatgjatë dhe duke e ditur se garancionet nga

prodhuesit serioz tani më janë në disa dekada, për ne eshtë shumë e rëndësishme që të kemi mbeshtetjen e prodhuesve më cilësorë dhe me garanci te certifikuara nga institucione kredibile Evropiane.

Moto e biznesit

Le të paguaj dielli për ju! 😉

Çfarë ofron Solarkosova

Solar Kosova ofron Shërbime “me çelësa” ne dorë per sistemet fotovoltaike, Në rrjet, Jashtë rrjetit dhe Hibride (ne rrjet dhe jashte rrjetit), me ekspertët më të kualifikuar të industrisë me përvojë lokale, Gjermane dhe Zvicerane dhe me materialet nga prodhuesit lider të industrisë për secilin component. Përparësia e kompanisë sonë është ekspertiza që ne kemi në të gjithë procesin e punës

Shërbimet tona

Matja dhe dizajnimi

•Matja në teren e objektit

•Plani i projektit

•Marrja e konsumit dhe e faturave për 12 muajt e fundit

•Dizajnimi i zgjidhjes e bazuar ne disa scenario me rekomandim për scenarion e preferuar

Projekti teknik dhe financiar

•Përgatitja e projektit teknik përfshirë të gjitha

kompenentet me detaje te prodhuesit

•video dhe/ose foto 3D te projektit

•Përgatitja e projektit financiare me detaje që

specifikojnë ROI, Investimin, perfitimin e plotë

Aprovimet dhe instalimi

•Marrja e te gjitha aprovimeve nga të gjitha autoritetet

(KEDS, KESCO, ERO, Komuna)

•Instalimi i sistemit konform planit teknik dhe pëlqimeve

Konfigurimi

•Konfigurimi nga ekspertët në atë menyrë që të jep

maksimumin e prodhimtarisë konform kufizimeve ligjore dhe rregullative në Kosovë, gjë e cila në të shumten e rasteve nuk kryhet siq duhet ose kryhet që më pastaj ka shume pasoja per konsumatorin

•Testimi

Mirëmbajtja dhe shërbimet

•Mirëmbajtja për vitin e parë ështeë e perfshirë në ofertë

•Për konsumatorët tanë në vazhdimësi do kemi sherbime si

në procesin e gjetjes së financimit, pastaj “post instalation”

asistencë në çfarëdo lloj shqetesimi që mund të kenë në lidhje me sistemin.

•Garanci deri në 25vjet (për lloje të caktuara edhe deri në 50 vite) të performancës të mbeshtetur me garanci bankare 

Përparësitë

Përparesi tjetër që ne kemi është fakti se të gjitha komponentët që ne i përdorim i keminga kompanitë lidere në ketë industri që janë ose Gjermane, Zvicerrane, Austriake, Hollandeze. Arsyeja kryesore për një përcaktim të tillë është fakti se jemi në një biznes afatgjatë deri në 50 vjet, dhe se për një periudhe të tillë kaq afatgjate vetëm produktet cilësore nga prodhues te konfirmuar mund ti rrezistojnë kushteve atmosferike gjithenjë e më ekstreme. Si ne çdo industri tjetër edhe në ketë industri ka lloj lloj prodhuesish dhe lloj lloj materialesh të cilat ne kemi dyshimet tona që do i rezistojnë kohës në kushte afatgjata dhe se do mund të ruajnë performancën që deklarohet në fletë garancion.

“Edhe ne e dimë kah i bjen Kina, por me Gjerman nuk ka”, është një nga sloganet qe mbretëron tek ekipi ynë. Për të qenë më të qartë me atë se çka i pret sistemet tona solare pergjatë katër stinëve, kemi përzgjedhur një nga fotot e prodhuesit Gjerman me të cilët ne kemi bashkëpunim dhe kushte preferenciale për të parë nese ju mendoni se çdo komponent (Paneli, Kabllot, Sistemi metalik,,stj) mund të ju rezistojë ketyre kushteve, që te paktën një herë ne vit për disa ditë shfaqen edhe në Kosovë.

Ne vazhdim edhe kompanitë me të cilat ne bashkepunojmë dhe kemi kushte komerciale preferenciale dhe të cilat njëherazi janë edhe kompani lidere ne Evropë dhe me gjerë.