Sisteme Solare

On – Grid
Një Impiant Fotovoltaik On-Grid eshtë një Impiant i lidhur me rrjetin energjitik. Ai përbehet nga Panelet Fotovoltaik dhe Inverteri. Panelet konvertojnë energjinë diellore në rrymë
elektrike të vazhdueshme, ndersa Inverteri e kthen këtë në rrymë elektrike alternative, e cila është rryma që përdoret nga rrjeti energjitik.
Ky hap është i nevojshëm pasi të gjitha pajisjet elektrike janë dizenjuar të punojnë më rrymë elektrike alternative. Nëse Impianti prodhon më tepër energji se sa nevojitet nga shtëpia, atëherë energjia e tepërt hyn në rrjetin energjitik dhe kjo sasi zbritet nga matësi i energjisë (sahati). Në rastin kur shtëpia ka nevojë për më tepër rrymë nga sa paneli është duke prodhuar, kjo mangësi rrymë merret nga
rrjeti energjitik.
Off – Grid
Një Impiant Fotovoltaik Off-Grid është një Impiant i pavarur i cili nuk është i lidhur me rrjetin energjitik. Ai përbehet nga Panelet Fotovoltaik, Inverteri, Rregullatori dhe Bateria. Rregullatori shërben për të lidhur Panelet me Baterinë. Nese Impianti prodhon më tepër energji se sa nevojitet nga shtëpia (zakonisht gjatë kohës së drekës), atëherë energjia e tepërt ruhet në Bateri.
Më vonë, kur shtëpia ka nevojë për më tepër energji nga sa paneli është duke prodhuar (zakonisht gjatë darkës dhe mëngjesit), kjo mangësi rryme merret nga Bateria.


On – Grid me bateri
(lidhje AC)
Një impiant fotovoltaik On-Grid mund të përmisohet duke i shtuar një
bateri. Për këtë lloj lidhjeje nevojitet edhe një inverter special, i cili mund
të lidhet edhe me baterinë. Për sistemet diellore të mëdha është më eficent
përdorimi i një lidhjeje AC. Këto sisteme kanë një eficens energjie më të lartë
në krahasim me sistemet me lidhje DC. Inverteri fotovoltaik konverton direkt
energjinë diellore në AC. E gjithë energjia e tepërt që nuk përdoret nga
konsumatori AC përdoret për të karikuar baterinë.
On – Grid me bateri
(lidhje DC)
Përveç lidhjes AC, ekziston edhe lidhja DC. Në këtë lloj lidhjeje energjia diellore përdoret fillimisht për të karikuar baterinë dhe më pas ajo konvertohet në rrymë AC nga inverteri. Njësoj si në lidhje AC, edhe në lidhjen DC nevojitet një inverter i veçantë, i cili ka dhe një rregullator që bën të
mundur karikimin e baterisë. Për sistemet e vogla është më ekonomik përdorimi i kësaj lidhjeje, ndërsa për sistemet e mëdha nevojitet më tepër se një kontrollues, duke rritur ndjeshëm kostot. Për këtë arsye në sistemet e mëdha
përdoret një lidhje AC.


On – Grid me bateri
dhe gjenerator (lidhje AC)
Përveç bateris, një sistem
On-Grid me lidhje AC mund të përmisohet me shtimin e një gjeneratori. Një
sistem i tillë ka një back-up të zgjeruar dhe garanton një furnizim energjie non-stop. Nëse për shëmbull ndodh një problem në rrjet dhe
bateritë janë bosh dhe në të njëjtën kohë kemi dhe një sasi energjie diellore
të limituar atëherë inverteri do të ndez automatikisht gjeneratorin. Sapo
gjeneratori të mos duhet më, do të ndalohet përsëri automatikisht nga
inverteri. Në këtë rast nevojitet një tjetër lloj inverteri i cili mund të
pranoj dy burime AC dhe e ndërron në mënyrë inteligjente input-in midis tyre.
On – Grid me bateri dhe gjenerator (lidhje DC)
Njësojsi sistemet On-Grid me lidhje AC, edhe sistemet On-Grid me lidhje DC mund tëpërmisohen duke shtuar një gjenerator. Kjo do të krijonte siguri në rastin enjë rrjeti që vuan nga shkëputje energjitike gjatë momenteve kur mungonfurnizimi me energji diellore. Për këtë lidhje nevojitet nje lloj inverterispecial, i cili automatizon komplet procesin e fikjes dhe ndezjes midis rrjetitdhe gjeneratorit.


OF – Grid me gjenerator (lidhje AC)
Në menyrë të ngjashme me sistemet On-Grid, edhe sistemet Off-Grid mund të
lidhen AC ose DC dhe mund të suportohen gjithashtu edhe nga një gjenerator.
Lidhja AC është më e leverdisshme për sisteme të mëdha, sepse ka kosto më të
ulët se lidhja DC. Inverteri nis dhe ndalon automatikisht gjeneratorin duke
maksimizuar kështu përdorimin e energjisë solare.
Of – Grid me bateri dhe gjenerator (lidhje DC)
Njësoj si në sistemet On-Grid, edhe në sistemet Off-Grid lidhja DC është e
përshtatshme për impiante të vogla. Këto impiante mund të suportohen sigurisht
edhe nga një gjenerator. Në këtë rast përdoret një inverter special i cili ndez
dhe fik automatikisht gjeneratorin duke maksimizuar përdorimin e energjisë
diellore dhe duke siguruar një jetëgjatesi të lartë për baterinë.


OF – Grid me turbinë me erë
Një tjetër opsion për sistemet Off-Grid është shtimi i një turbine me erë. Kjo do
të kërkonte një rregullator ere, i cili do të stabilizonte energjinë e prodhuar
nga turbina e erës. Sisteme të tilla mund të suportohen gjithashtu edhe nga një
gjenerator.
© solarkosova.com të gjitha të drejtat e rezervuara