Eksperienca

Solarkosova është një firmë inovative në tregun e energjive të rinovueshme dhe efiçienses

së energjisë e cila ka për qëllim të ofrojë produkte gjermane të cilësisë më të lartë dhe shërbim profesional për klientët tanë.

Objektivi ynë

Objektivi ynë është të nxisim përdorimin e energjive të rinovueshme në tregun kosovar duke rritur ndërgjegjësimin e klientëve për dobitë dhe përfitimet që ata kanë nga përdorimi i teknologjive si impiantet fotovoltaike, panelet diellor me ujë të ngrohtë, kaldaja efiçiente me gaz dhe biomas, etj.

Çfarë ofron Solarkosova

Kompania jonë ofron një shërbim të plotë për klientët duke filluar nga konsulenca në lidhje me efiçiencën dhe përfitimet e impianteve fotovoltaik, për të vazhduar më pas me shitjen, montimin dhe instalimin elektrik të produkteve. Gjithashtu firma jonë ofron një shërbim mirëmbajtjeje për çdo produkt që ne shesim, duke

kryer kontrolle dhe pastrime periodike të impianteve.

Përparësitë tona

Pika më e fortë e kompanisë tonë është cilësia e lartë

dhe garancia e produkteve që ne ofrojmë. Produktet tona janë nga firma gjermane të njohura globalisht si Axitec, Luxor, SMA, Kostal, WINNER-Batterien, ABB, Aleo, K2, KBE dhe Solar-Log. Gjithashtu për të zgjeruar më tej gamën e produkteve që ne ofrojmë, Solarkosova bashkëpunon edhe me kompani austriake, zviceriane dhe hollandeze si Fronius, Stäubli dhe Victron Energy.

Kontrolli i cilësisë

Një princip tjetër i Solarkosova është

që ti ofrojë klientëve siguri për produktin e blerë. Për këtë arsye të gjitha produktet që ne ofrojmë kalojnë nëpërmjet një kontrolli strikt të cilësisë, i cili kryhet jo vetëm nga firma prodhuese por edhe nga institucione kërkimore me reputacion ndërkombëtar.

Garancia

Një tregues i cilësisë së produkteve është garancia që

kompania prodhuese ofron për ta. Në rastin e paneleve fotovoltaik, firmat

Axitec dhe Luxor ofrojnë të dyja 15 vite garanci për produktin dhe 25 vite

garanci për rendimentin e tij. Per inverterat, firmat SMA, Kostal dhe Fronius japin 5 vite garanci e cila mund të zgjatet edhe më tepër.

Kontrolli i fuqisë

Për të siguruar që performanca e paneleve fotovoltaike është

brënda tolerancës së specifikuar nga prodhuesi kryhet kontrolli i fuqisë. Kjo do të thotë që performanca e disa paneleve të zgjedhur rastësisht matet në kushte standarte testimi (STC) nga institucionet e ndryshme kërkimore.

Kontrolli i jetëgjatësisë

Përtë siguruar që jëtëgjatësia e paneleve përputhet me jetëgjatësinë e reklamuar nga prodhuesi përdoren dy teste:

Testi i lidhjes së laminatit:

Lidhja midis xhamit te jashtëm, qelizave fotovoltaike,

EVA (ethylene vinyl acetate) dhe shtresës së pasme është tepër e rëndësishme për qëndrueshmerinë e paneleve. Për këtë arsye testohet lidhja midis shtresave të ndryshme të një paneli dhe

përcaktohet fortësia e saj. 

  

 Testi i thyerjes së qelizës/mikro-krisjeve:

Të ashtuquajturat imazhe elektrolumineshence përdoren për

të testuar qelizat e panelit për thyerje ose mikro-krisje. Kjo siguron që

panelet janë në një gjëndje pune optimale.

Një investim për të ardhmen tuaj

Garancia e paneleve fotovoltaik që ne ofrojmë ështe 20vite dhe sipas përllogaritjeve, një investim në panelet fotovoltaik e shlyen vetveten në 4-5 vite. Pra, për të paktën 15 vitet në vijim ju do të përfitoni energji elektrike falas. Sipas parashikimeve çmimi i energjisë elektrike ka tendencë rritjeje, gjë e cila në planin afatgjatë favorizon përdoruesit e paneleve fotovoltaike.

Shembuj Impiantesh

Residencial

Konsumi*

~ xxx €/muaj

(10,000 kWh/vit)

Panele

12 Panele Sipërfaqa

~ 35 m2

Prodhimi **

~ xxx€/muaj

(~ 5,000 kWh/vit)

ROI***

 ~ 7 Vite



Biznes i vogël

Konsumi

~ xxx €/muaj

(32,000 kWh/vit)

Panele

40 Panele

Sipërfaqa

~ 110 m2

Prodhimi

~ xxx €/muaj

(~ 16,000 kWh/vit)

ROI

~ 5 Vite





Hotel

Konsumi

~ xxx €/muaj

(130,000 kWh/vit)

Panele

162 Panele

Sipërfaqa

~ 450 m2

Prodhimi

~ xxx €/muaj

(~ 65,000 kWh/vit)

ROI

 ~ 4.5 Vite




Industri

Konsumi

~ xxx €/muaj

(300,000 kWh/vit)

Panele

380 Panele

Sipërfaqa

~ 1000 m2

Prodhimi

~ xxx €/muaj

(~ 150,000 kWh/vit)

ROI

 ~ 4 Vite