E ardhmja i përket energjisë së rinovueshme!

Burimet e energjisë së rinovueshme do të pushtojnë furishëm botën. Duhet te kontribuojmë të gjithë në uljen e nivelit të CO2 në atmosferë dhe një mënyrë është instalimi i sistemeve fotovoltaike në mënyrë që të prodhojmë vetë energjinë elektrike.

E ardhmja është në mënyrë të pashmangshme drejt energjisë së rinovueshme dhe më poshtë po ju listojmë dhe 4 arsyet se pse bota do t’i përqafojë këto burime natyrale në të ardhmen:

  1. S’ka rrugë tjetër: viti 2015 është viti më i nxehti në histori, ndërkohë që ka ardhur koha që çështja e ndryshimeve klimatike të shihet me prioritet. Vendet, të cilat kanë rreth 90% të emetimit të gazit serrë kanë dorëzuar planin e tyre të veprimit për klimën para hapjes së negociatave në Paris, por gjithsesi ka një hendek mes asaj që qeveritë mëtojnë të bëjnë dhe se çfarë duhet të bëhet për t’i mbajtur temperaturat që të rriten në maksimumin e 2 gradëve, për të cilën janë zotuar. Sektori energjetik përbën rreth 2/3 e emetimit global. Energjia e rinovueshme dhe rritja e efiçencës së energjisë janë të vetmet teknologji që mund të implementohen shpejt dhe me një shkallë të qenësishme për të mbyllur këtë hendek në kohë.
  2. Ka kosto më të ulët: Energjitë e rinovueshme janë burimet më ekonomike të energjisë në shumë vende të botës dhe po shtohen akoma më shumë me kalimin e kohës. Që nga konferenca e klimës në Kopenhagen në vitin 2009, çmimet e paneleve diellore kanë rënë me 75%. Ndërkohë që era është një nga burimet më kompetitive të energjisë, duke prodhuar energji për më pak se 5 qindarka për kilovat orë.
  3. Përkon me synime të tjera: Energjia e rinovueshme është mënyra më e shpejtë dhe e sigurtë për të siguruar shërbime të energjisë moderne për më shumë se 1 miliard njerëz të cilët aktualisht nuk kanë akses të energjisë së rinovueshme. Energjia e rinovueshme mund të përmbushë nevojat e pothuajse 60% të kërkesës për energji. Ishujt Marshall përshembull kanë sjellë energji të pastër te më shumë 95% tek komunitetet e tyre të largëta në ishull falë instalimit të paneleve diellore. Përveç aksesit energjia e rinovueshme krijon dhe vende pune, ul në mënyrë dramatike ndotjen e ajrit dhe rrit Prodhimin e Brendshmë Bruto, përmes kostove të ulëta, zhvillimin e industrisë lokale.
  4. Transformimi është rrugës: Kapaciteti i energjisë së rinovueshme numëron më shumë se gjysmën e kapacitetit në energjinë globale që nga viti 2011. Më shumë se 130 vende janë zotuar për një dikarbonizim në atatgjatë. Kompani si IKEA, Johnson & Johnson, H&M, Nike and Nestlé i janë bashkuar gjithashtu kësaj iniciative duke përdorur 100% energji të rinovueshme për konsumin e tyre të përditshëm.

Pyetja që shtrohet tanimë nuk është nëse bota do të shkojë drejt energjisë së rinovueshme, por sa shpejt do ta bëjë këtë. Vendimet që do të marrin në vitet e ardhshme do të përvcaktojnë nëse jemi në gjenjde për mbyllur hendekun e emetimit të gazit serrë, duke krijuar kështu një klimë më të mirë për fëmijë dhe gjeneratat e ardhshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *